“Opozita në Parlament aksident i dobishëm”, Rama: Ç’kërkon Meta, të bëhet mbret apo të bjerë dëshmor?

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend ritheksoi edhe njëherë se greva e urisë së naftëtareve nuk mund të vijojë me ultimatume, pasi sipas tij rafineria nuk është pronë e shtetit.

Rama po ashtu tha se vetë Presidenti Ilir Meta e ka sfiduar Parlamentin që ta votojë kundër, ndërsa shtoi se opozita në Parlament sipas tij ishte një “aksident i dobishëm”.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:

“Për çfarë bëhet një greve urie. Për çfarë është futur Azem Hajdari në grevë urie. Për tu dëgjuar , jo për të vdekur. Për çfarë u futëm ne në grevë urie, për tu dëgjuar. Jo për të dërguar një ultimatum. Në këtë rast nuk ka nevojë sepse ne jo vetëm që jemi dëgjuar, por zv, ministri Energjetikës ka qenë atje vazhdimisht më parë.

Tani i kemi dëgjuar , jemi gati të ulemi. Por me ultimatume, me presione nuk funksionon, e pamundur. Funksionon dot kështu në një familje…Këtu çështja është jo se po vidhet nafta zonja Hajdari, por që nafta nuk po përpunohet dhe në këtë mënyrë rafineria e fikur nuk prodhon të ardhurat që duhet të paguajë për punëtorët.

Njëra rrugë është me arsye, se çfarë kemi mundësi kemi të bëjmë dhe rruga tjetër është të gjejmë investitorë të interesuar që ta marrë përsipër këtë gjë. Nuk është pronë e shtetit.

Sa i përket Ilir Metës. Sot Meta  e ka ftuar Parlamentin të rrëzojë dekretin e tij duke sfiduar jo vetëm ata që votuan por , por edhe kundër në integritetin e tyre, si anëtar të këtij Parlamenti. Sipas Metës ky Parlament nuk legjitimitet, për të bërë punën e tij. Sepse sipas Ilir Metës juve që jeni këtu zëvendësues ju kam sjellë unë.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F1259213874455420%2F&show_text=false&width=560


Ju kemi gjetur në hënë në mars… Por të gjithë ju që jeni këtu keni ardhur me firmën e Lulzim Bashës dhe të Kryemadhit dhe më keq akoma për disa nga ju ka firmosur doktor Peço Vasili. Tani Ilir Meta thotë ju nuk ekzistoni. Sipas meje ju jeni aksidenti dobishëm në këtë fazë, pasi falë jush kemi arritur të bëjmë atë që nuk do të kishim bërë dot nëse këtu do të ishin, Luli apo Monika , që nuk duan zgjedhje.

Vizioni është i qartë Rama ik, program nuk ka ndërsa strategjia është prit biologjinë , dhe duke pritur biologjinë vazhdon të bëjë hajgare me aritmetikën. Ndërkohë që Ilir Meta ka një problem tjetër shumë të qartë saqë është e dhimbshme nga ana njerëzore, ta shikosh katandinë  e një individi të cilit Shqipëria i ka dhënë atë që nuk i ka dhënë askujt”, tha Rama

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama tha se Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka marrë nga Shqipëria më shumë se çdo person tjetër.

“Tani çfarë kërkon ky, të bëhet mbret apo të bjerë dëshmor”, tha Rama.

Po ashtu ai shtoi se ligji që kalon e bën më të qartë për njerëzit se ku të votojnë. Sikundër e kemi thënë edhe më parë kjo lojë ka mbaruar”, u shpreh Rama.

Ngado të rrotullohesh çokollatën blu  e ke me Ilir Metën dhe me Monikën brenda tha Rama, ndërsa shtoi: Nuk çfarë presim ndërsa përpjekja e Ilir Metës për ta bllokuar në Komisionin e Venecias, është se kërkon të hedhë në erë zgjedhjet.

  1. Këta të gjithë thonë nuk duhet ta bëjë këtë. Ne do ta bëjmë sepse më këtë fitojnë përfundimisht zgjedhësit. Zgjedhësit e di që nëse voton Lulin e ka Monikën, Metën si paketë.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit