“Opozita nuk e humb kurrë fokusin”, Berisha: Procesi vazhdon, palët janë në kontakte

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit të përjavshëm me gazetarët në selinë blu foli për situatën brenda PD-së dhe opozitës.

Berisha tha se opozita nuk e humb kurrë fokusin si gardiane e interesit të qytetarëve, ndërsa foli për bashkimin brenda PD, ku shtoi se procesi vazhdon dhe se palët janë në kontakte me njëra-tjetrën.

“Opozita nuk e humb kurrë foksuin si gardiane e interesit të qytetarëve shqiptarë. Bashkimi është një proces, ata janë në kontakt me njëri-tjetrin dhe procesi vazhdon”, u shpreh Berisha.

Berisha tha sot në një konferencë për mediat se këta personazhe nuk kanë nevojë për mbrojtje politike.

“Shërbimi më i keq që mund të bëhet zotërinjve Hashim Thaçi, Krasniqi, Selimit dhe Fatmir Limajt, është fushata e çmendur e Ramës. Gjoja po i ndihmoj, por i dëmton palcërisht. Kjo me të gjitha. Sidomos fjala e tij në asamblenë parlamentare është interpretuar si presion politik. Gjë të cilën e hedhin poshtë me neveri në Europë. Nëse do t’i ndihmojë ata, të caktojë një fond qeveritarë, të marr një avokatin më të mirë të botës, dhe ti caktojë dhe s’ka gjë të keqe. Ai është njeri me interesa të mëdha politike. Po përkeqëson gjendjen e tyre në Hagë. Unë jam kosovar. S’mund të akuzohem unë se po përdor Kosovën. Edi Rama po bën interesin e tij. Kosova ishte në prag të anëtarësimit. Edi Rama kishte disa mënyra efiçente që të ndikonte në mënyrë pozitive. Të lobonte te 5 vendet që ta njohin. Çfarë lobimi po bën Rama për UNESCO? Zero! Rama shkoi atje për të zgjuar reaksion dhe uroj që mos të ndikojë në votat, sepse zonja Bugajovski bëri figurë të mirë. I dhanë fjalën në seancën plenare dhe zgjoi simpati e mbështetje. Ku shkoi si kamxhik. Si Enver Hoxha në Moskë. Një njeri skizoid që turpëroi shqiptarët, kombin dhe Shqipërinë. Unë spo e përdor. ai po përdor gjyqin e Hagës i damkosur si vasal i Vuçiç. Po bëhet si patriot, por s’ka nevojë për mbrojtje politike. Nëse ai donte t’i ndihmonte ata, i ndihmonte më tepër me një rezolutë për Shqipërinë që të hidhej poshtë akuza për transpalante organesh në Fushë-Krujë dhe Mat. Kjo është si të hedhësh valle në kurriz të atyre që janë në Hagë, këtë po bën Rama, është Makbeth, është makbethiane. Kjo tregon se ai po kërkon të bëjë presion mbi gjykatën.

Nëse do të ndihmojë ka komision e këshill sigurimi. Ajo gjykatë nuk respekton standardet. Ka shumë mënyrë për të ndihmuar, por jo me fjalime. Me këto gjata thotë, ky kërkon të pengojë hetimin. Folklori politik nuk ndihmon. Ndaloni fushatën e tij politike se është e dëmshme. Fushata e tij mund të na rrokullisë edhe më shumë. Opozita nuk e humb kurrë fokusin si gardiane e sigurisë kombëtare. Rama në Strasburg me retorikën e tij pseudopatriotike shkelmoi interesin kombëtar, foli për 2 kombe shqiptare ashtu siç flasin në Beograd dhe bëri një figurë që detyroi komitetin presidencial të bojkotonte darkën e tij sikur të ishte Lukashenko.”, tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit