Opozita do të zhvillojë pasditen e sotme protestën e radhës në Tiranë, drejtuesit e të cilës e kanë cilësuar si “mosbindje civile”.
Siç është paralajmëruar nga drejtuesit e Partisë Demokratike, protesta do të mbahet nën moton “O sot, o kurrë”, në disa kryqëzime kryesore të kryeqytetit.
Opozita kërkon lirimin e liderëve nën masë arresti dhe qeveri teknike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Protesta-marshim do të nisë në orën 17:00 dhe do të përfundojë në orën 20:00 dhe siç raportohet forma e zhvillimit të saj do të jetë e njëjtë si herën e fundit, duke bllokuar disa rrugë përmes mosbindjes civile.
Kreu i PD-së, Sali Berisha tha mbrëmë se “protesta është një akt madhor, është mosbindje civile me të cilën ne i themi narkoshtetit se qeveria teknike është zgjidhja e vetme me zgjedhje të lira”.