Orizi përmban plastikë? Ndiqni këto këshilla dhe do e dalloni menjëherë

Mos i humb

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ku Kina të ishte prodhuesi më i madh i orizit. Kina prodhon më shumë se 200 milionë tonë oriz në vit. Në bazë të një raporti të fundit të “The Korean Times”, orizi kinez është shumë i rrezikshëm dhe ka përbërje plastike. Duke analizuar raportin në fjalë, thuhet ndër të tjera se prodhuesit kinezë shesin oriz artificial, të bërë nga niseshteja e patateve dhe plastika, e cila avullohet me aromën e orizit në fund.

Pas hetimeve të mëtejshme për këtë çështje, u zbulua se orizi kinez përmban aq shumë plastikë, sa një qese plastike. Për fat të mirë, ky oriz ndryshon nga ai i vërteti dhe kjo gjë mund të përcaktohet lehtësisht.

Po si mund ta dallojmë ne se kush është orizi i vërtetë nga ai plastik? Për këtë mjafton të ndiqni këto këshilla bazike:

-Shtypni disa kokrra orizi dhe shikoni ngjyrën që merr. Nëse bëhet pluhur i bardhë, është organik. Nëse lë njollë të verdhë, është plastikë.

Testi i zjarrit

Hidhni disa kokrra oriz në zjarr dhe shikoni nëse ato digjen. Nëse kjo gjë ndodh, keni të bëni me oriz “të rrejshëm”.

Testi i ujit

Hidhni një lugë gjelle me oriz në një gotë me ujë. Për të qenë organik, duhet që kokrrat të bien në fund të gotës apo enës.

Testi i mykut

Gatuani një grusht oriz, pastaj vendoseni atë në një enë plastike dhe lijeni për disa ditë në diell. Orizi i vërtetë dhe organik duhet të myket në 2 ditë; orizi plastik do të mbetet i njëjtë./Konica.Al/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit