![]()
Policia e Zvicrës ka njoftuar se 4 persona llogariten si të zhdukur pasi janë bllokuar në një ortek lartë në Alpe në jugperëndim të vendit.
Policia e Kantonit Valais njoftoi në Twitter se 4 persona janë bllokuar në një ortek në lartësi mbidetare prej 2.800 metrash në rajonin Bovernier pranë kufirit me Francën dhe Italinë.
Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar vendin e fatkeqësisë për të gjetur të zhdukurit.


