Orteku i baltës bllokon autostradën dhe tunelin Gotthard

Mos i humb

Një ortek balte ka bllokuar autostradën A2, në afërsi të tunelit të Gothardit. Orteku ka rënë nën mbrëmjen e të hënës në Gurtnellen (Kantoni Uri) duke u përplasur mbi autostradë, me ç`rast ka kapur një veturë që po qarkullonte në atë pikë. Siç bën të ditur Policia e Kantonit të Urit, askush me atë rast nuk ka pësuar lëndime.

Autostrada A2 pas kësaj është bllokuar në linjën Amsteg/Ur dhe Göschenen/Ur, në të dy drejtimet. Për pasojë, edhe tuneli Gotthard mbetet i pakalueshëm.

Përzierja në mes të baltës dhe borës i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm infrastrukturës së autostradës dhe kjo mund të kërkojë punime intensive të riparimit, thotë Policia e Kantonit Uri.

Duke qenë se shumë nga qafat e maleve në Alpe edhe ashtu janë të mbuluara nga bora dhe janë të shpallura si të bllokuara, policia rekomandon që ato të shmangen duke shfrytëzuar A13 përmes San Bernardinos./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit