Osmani: Aleanca mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar do të forcohet

Mos i humb

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përcjellë urimet më të përzemërta të popullit të Kosovës me rastin e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.

Osmani është shprehur e bindur se aleanca në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe lidhjet e forta në mes popujve tanë do të forcohen përgjatë udhëheqjes së Mbretit.

“Ndërsa jemi dëshmitarë të kësaj dite historike, le të kujtojmë fuqinë e miqësive dhe aleancave dhe rëndësinë jetike të forcimit të tyre. Jam e bindur se aleanca në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe lidhjet e forta në mes popujve tanë do të forcohen përgjatë udhëheqjes së Mbretit”, ka shkruar ajo në Facebook, ku ka postuar edhe disa fotografi gjatë betimit të mbretit Charles III.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit