Osmani: Është e rëndësishme të ulen tensionet në veri dhe t’i jepet hapësirë dialogut

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujari Osmani, ka shprehur mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, është e rëndësishme qe të ulen tensionet në pjesën veriore të Kosovës dhe t’i jepet hapësirë dialogut.

Ai po qëndron për vizitë në Kosovë ndërsa folur pas takimit me homologen e tij, Donika gërvalla.

“Ne mbështesim këtë proces që mbështet stabilitetin rajonal, është e rëndësishme të ulen tensionet në veri të Kosovës që t’i jepet hapësirë dialogut të lehtësuar nga BE”, ka thënë ai.

Në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, Osmani theksoi marrëdhëniet e mira me institucionet e Kosovës.

Ai tha se prioritet i tyre janë të rinjtë.

Ndërsa ministrja Donika Gërvalla ka theksuar se në këtë takim biseduan edhe për implementimin e marrëveshjeve të Berlinit për çka kërkoi qe ato të zbatohen nga të gjitha vendet nënshkruese.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit