Raporti i SPAK për vitin 2022, Dumani: 24 procedime penale ndaj ish-zyrtarëve të nivelit të lartë

Mos i humb

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, (SPAK), Altin Dumani ka raportuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve në lidhje me bilancin e punës për vitin 2022, të institucionit që ai drejton.

Gjatë fjalës së tij, Dumani u shpreh se për herë të parë, në disa çështje për korrupsion, përveç përgjimeve, janë përdorur edhe agjentë të inflitruar.

Dumani tha se është rritur aksesi i SPAKU-t në databazat shtetërore.

“Janë regjistruar 28 procedime penale me 34 persona në hetim, me një rritje nga viti i kaluar, ku janë regjistruar 18 procedime penale me 9 persona në hetim.

Në lidhje me përdorimin e mjeteve të posaçme të hetimit, përveç përgjimeve telefonike, po aplikohen në masë të konsiderueshme, të gjitha mjetet për një çështje apo çështje të ndryshme, si vëzhgime, simulime, dorëzim i kontrolluar, letërporosi, si edhe për herë të parë, agjentë të infiltruar.

Në vitin 2022, pjesën më të madhe të procedimeve penale ku është kërkuar përgjimi, e kryesojnë çështjet e hetuara për veprën penale të korrupsionit me 69 procedime penale, ku janë interceptuar 1023 pajisje fundore.

Një e dhënë e rëndësishme, është rritur gama e databazave shtetërore ku SPAK ka akses të drejtpërdrejtë.

Në lidhje me rekomandimin mbi fokusimin në hetime më shumë në çështjet e korrupsionit të nivelit të zyrtarëve të lartë, nënvizojmë se me kërkesë të SPAK nga Gjykata e Posaçme gjatë vitit 2022, janë dhënë 4 vendimi dënimi, me 4 persona të dënuar, për ish-zyrtarë të nivelit të lartë.

Ndërkohë, në periudhën 2022-2022, rezulton se në total, në SPAK janë hetuar 24 procedime penale me 25 persona në hetim, ndaj ish-zyrtarëve të lartë”, theksoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit