Osmani i shkruan Trendafilovas rreth Gjykatës Speciale

Mos i humb

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e ka proceduar Amendamentin e presidentit Thaçi në lidhje me mandatin e Gjykatës Speciale tek kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Në letrën që ka siguruar KOHA, Osmani i kërkon Trendafilovas që amendamenti i propozuar t’i përcillet për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese pranë Dhomave të Specializuara.

“Do t’u isha mirënjohëse nëse ky propozim-amendament referohet pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorëve të Specializuar, për vlerësim paraprak se ndryshimi i propozuar nuk zbeh ndonjërën nga të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II të Gjykatës”, shkruan në letër.

Dërgimin e kërkesës e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media i kryeparlamentares.

“Kryetarja Osmani duke iu referuar nenit 162, paragrafit 3 të Kushtetutës, ka proceduar Amendamentin e propozuar nga presidenti te Dhoma e Specializuara e Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim”, ka thënë Kupina.

Më 24 gusht, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që t’ua zgjasin mandatin Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Këtë kërkesë e ka bërë në një adresim qytetarëve të Kosovës, duke thënë se beson që deputetët do ta përkrahin këtë iniciativë të tij.

Në Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, thuhet që mandati i Gjykatës Speciale do të përfundojë atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian do të njoftojë për një gjë të tillë institucionet e Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit