Osmani: Përgjegjësit e sulmit të japin llogari para drejtësisë

Mos i humb

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbajnë përgjegjëse Serbinë për agresionin e 24 shtatorit ndaj Kosovës.

Pas takimit me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch, Osmani ka theksuar nevojën për të rritur garancat e sigurisë ndaj Kosovës, sidomos në kufirin me Serbinë.

Në anën tjetër, senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka thënë se kanë ardhur për të shprehur mbështetjen ndaj Kosovës, sidomos pas incidentit në veri më 24 shtator.

Ajo ka theksuar se përgjegjësit e sulmit të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, duhet të japin llogari para drejtësisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit