Osmani: Përvojat serbe në negociata janë përfitim i rëndësishëm për ne

Mos i humb

Zv/kryeministri i Republikës së Maqedonisë i angazhuar për Çështje Europiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Serbi ka realizuar takim me kryetarin e Bordit për Çështje Europiane në parlamentin serb, Nenad Çanak si dhe me koordinatoren e Konventës kombëtare serbe të Bashkimit Europian (BE), Natasha Dragojloviç.

Siç njofton Sekretariati për Çështje Europiane i Qeverisë së Maqedonisë, në takim është diskutuar mbështetja e ndërsjellë në procesin e aderimit drejt BE-së, ku theks i veçantë është vënë në shkëmbimin e mendimeve, përvojave si dhe në krijimin e mekanizmit dhe kanaleve të komunikimit për bashkëpunim të mëtejshëm në proceset euro-integruese.

Osmani, thuhet në njoftim, theksoi interesimin e Maqedonisë, në veçanti të Sekretariatit për Çështje Europiane, për shkëmbimin e përvojave lidhur me përgatitjen dhe trajnimin e ekipit negociues si dhe sfidave më të rëndësishme me të cilat ballafaqohen vendet gjatë fillimit të negociatave.

“Si udhëheqës i Sekretariatit për Çështje Evropiane, kam marrë obligim të siguroj përgatitje adekuate për fillim eventual të negociatave të Maqedonisë, sepse përvojat e Serbisë si vend negociator paraqesin përfitim të rëndësishëm për ne”, theksoi Osmani.

Më tej, theksohet se gjatë takimeve u hapën edhe tema për bashkëpunim rajonal në drejtim të iniciativave rajonale evropiane, siç është procesi i Berlinit. Në lidhje me këtë, Osmani ka potencuar se është e nevojshme të bëhen përpjekje maksimale për avancimin e kushteve infrastrukturore dhe të komunikimit për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shoqëror në përgjithësi midis dy vendeve.

Në kuadër të vizitës në Beograd, Osmani më herët realizoi takim me ministren serbe për Integrime Evropiane, Jadranka Joksimoviç.

Vizita në Beograd është pjesë e turneut ballkanik të cilin zëvendëskryeministri Osmani e filloi me vizitat e tij në Athinë dhe Tiranë në fillim të këtij muaji, ndërkaq pas vizitës së tij në Beograd do të vizitojë Sofjen./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit