Terroristët e PYD/PKK sulm me raketë ndaj qytetit Kilis

Mos i humb

Terroristët e PYD/PKK-së nga Afrini i Sirisë kanë kryer një sulm me raketë ndaj një xhamie në Kilis të Turqisë.

Sipas informacioneve të para, xhamia Çalık në qendër të qytetit të Kilisit rreth orës 18.10 (sipas orës lokale) është goditur nga një raketë. Si pasojë e këtij sulmi ka të plagosur nga xhemati të cilët ndodheshin në xhami.

Pas marrjes së masave të sigurisë në rajon nga forcat policore të dërguara në vendngjarje, të plagosurit me ambulancë u dërguan në Spitalin Shtetëror të Kilisit.

Guvernatori i qytetit turk Kilis, Mehmet Tekinarslan, lidhur me sulmin, njoftoi se tetë persona që ndodheshin në xhami janë plagosur dhe se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit