Osmani pritet me ceremoni zyrtare nga Presidenti Begaj

Mos i humb

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot me ceremoni zyrtare Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e cila zhvillon sot vizitë dyditore në vendin tonë.

Sipas axhendës të publikuar nga Presidenca, pas ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes vijon takimi me dy presidentëve që do të vijohet më pas me takimin e zgjeruar mes delegacioneve.

Në mesditë pritet të zhvillohet konferencë për shtyp e dy presidentëve.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë. Në kuadër të kësaj vizite, Osmani do t’i dorëzojë shkrimtarit Ismail Kadare dekretin e nënshtetësisë së Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit