Pa strategji e të përçarë, institucionet tona mund të kthehen duarthatë nga Berlini

Mos i humb

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se samiti në Berlin mund të jetë një mundësi e re për paqe në mes Kosovës dhe Serbisë, por se sipas tij, kështu pa strategji, institucionet tona mund të kthehen duarthatë nga Berlini.

“Për çështjen më të rëndësishme sot për vendin, dialogun me Serbinë, institucionet e Kosovës nuk kanë dakordim dhe as legjitimitet për të përfaqësuar Kosovën në Berlin. Mospajtimet mbi heqjen e taksës e bëjnë këtë çështje edhe më të ndërlikuar”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.

Kështu, pa legjitimitet dhe pa dakordim për dialogun, si dhe me mosmarrëveshje për taksën, do të shkohet në Berlin, që sipas Hotit prej këtij takimi sikur të ishim unik mund të shpresonim për shumë përfitime.

“Samiti në Berlin mund të jetë një mundësi e re për paqe, marrëveshje dhe procese të reja në rajon. Ky vullnet progresiv tashmë është shfaqur edhe nga Gjermania edhe nga Franca. Mirëpo, kështu pa strategji dhe të përçarë, institucionet tona mund të kthehen duarthatë nga Berlini. Për rrjedhojë partnerët PAN-it do të vazhdojnë të akuzojnë njëri tjetrin, duke mos lënë anash nga akuzat e tyre edhe partnerët tanë të dëshmuar ndërkombëtarë”, ka thënë Hoti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit