PAA i bashkohet protestës së 7 korrikut, Agron Duka: Duhet të jemi prezent për të dhënë një mesazh

Mos i humb

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka deklaruar se do të jetë pjesë e protestës së paralajmëruar nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Duka u shpreh se çështje të cilat janë në thelb të prosteës së 7 korrikut, si çmimet dhe problemet me të cilat përballet bujqësia, PAA e sheh të arsyeshme të jetë pjesë e saj.

“Po ne do marrim pjesë, PAA, nuk kemi asnjë lloj rakordimi me zotin Berisha apo organizatorët e protestës por mendojmë që për çështjet të cilat bëhet protesta për çmimet por sidomos për problemet që ka bujqësia sot mendoj që PAA duhet të jetë prezent në protestë dhe për të dhënë një mesazh për gjendjen e bujqësisë sidomos për heqjen e tvsh për inputet bujqësore etj”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit