Pacolli flet për dialogun me Palmerin: Asgjë më pak se njohje reciproke me Serbinë

Mos i humb

Ministri në dorëheqje i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkani Perëndimor që do të merret specifikisht me dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Matthew Palmer. Pacolli ka thënë se e ka uruar Palmerin për detyrën e re dhe se si një mik i Kosovës ai do të vazhdojë ta mbështetë vendin tonë.

“Unë e përgëzova z.Palmer për emërimin e tij dhe si një mik i vjetër i Kosovës në këtë pozicion të ri, do të vazhdojë të na mbështesë në të gjitha nivelet” tha Pacolli.

Ndër tjera, ai shtoi se dialogu është një proces i rëndësishëm për mbylljen e kapitullit të errët mes Kosovës dhe fqinjit verior.“Ne e shohim dialogun si një proces të rëndësishëm që ka një mundësi për të mbyllur kapitullin e errët midis Kosovës dhe Serbisë” tha ai.Tutje, Ministri i Punëve të Jashtme tha se njohja reciproke është qëllimi i vetëm i dialogut dhe se e vlerëson rolin që SHBA-ja e ka në këtë proces.

“Normalizimi i marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë është qëllimi i vetëm, asgjë me pak, dhe vlerësojmë pozicionin e fuqishëm të Uashingtonit për ketë synim” u shpreh Pacolli.

Ndërsa në fund, ai shkroi se SHBA dhe Kosova gjithmonë mund të llogarisin në njëra-tjetrën si partnerë të besueshëm.

Metthew Palmer është i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, administrata Trump kërkon me ngulm që deri në verën e vitit 2020 të zgjidhet problemi mes Kosovës dhe Serbisë në një marrëveshje përfundimtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit