Pacolli i bindur: Ky vit do jetë vendimtar për heqjen e vizave

Mos i humb

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka raportuar sot para komisionit për Integrime Evropiane ku ka shprehur besimin se ky vit është vendimtar për liberalizimin e vizave.

“Me 28 mars Këshilli i Evropës, ka konfirmuar mandatin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Liberalizimi për Kosovën është votë për stabilitetin e Evropës. Përgjegjësia mbetet tek shtetet anëtare. Por, jam shumë i bindur se ky vit do jetë vit i digjitizimit (vendrimtar) për liberalizimin e vizave edhe përkundër skepticizmit të disa vendeve anëtare si Holanda, Franca”, tha Pacolli para anëtarëve të Komisionit për Integrime.

Ai u ka hequr dilemat deputetëve për paralajmërimet e heqjes e njohjeve të shtetësisë së Kosovës “Mos u mërzitni fare se dikush ka tërhequr njohje nga Kosova”, theksoi Pacolli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit