Koalicioni opozitar, Kryemadhi mbledh Kryesinë e LSI-së

Mos i humb

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka thirrur sot në mbledhje Kryesinë e LSI-së. Burime për “BalkanWeb” bëjne me dije se mbledhja do të zhvillohet sot në orën 15:30 në selinë e LSI-së. Mësohet se në fokus të mbledhjes së kryesisë së LSI-së, do jenë diskutimet për axhendën dhe aksionin opozitar.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte e fundit në radhë por jo për nga rëndësia, që firmosi marrëveshjen për krijimin e koalicionit opozitar me Partinë Demokratike. Ajo e cilësoi “flamurin e shpresës për shqiptarët” këtë marrëveshje dhe tha se është e vetmja që garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

“Sigurisht aksionit opozitar i shtohet një element tjetër shumë i rëndësishëm për të gjithë skeptikët e opozitës për të gjithë ata që duan të dinë se çfarë ndodh. Tashmë kanë strategjinë, platformën dhe alternativën e opozitës, është shumë e qartë, ju do të njiheni menjëherë mbas kësaj, vjen si rezultat i gjithë kësaj axhendë opozitare e mirëorganizuar prej 1 viti, e cila përfundon sot në nënshkrimin e një koalicioni të përbashkët opozitar përballë, një shteti të kapur nga krimi i organizuar, e cila garanton mbi të gjitha zgjedhje të lira dhe të ndershme. “-u shpreh ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit