Pacolli: I qëndrojnë krah vendeve të lira dhe dënojnë veprimet e Asadit

Mos i humb

 

 

Zv/kryeministri dhe Ministrit i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se i qëndrojnë krah vendeve të lira dhe dënojnë ashpër veprimet e regjimit të Asadit, i cili po shkakton tragjedi dhe dhimbje popullit të Sirisë.

Ai në një postim në facebook ka shkruar se Qeveria e Republikës së Kosovës i merr me shqetësim të jashtëzakonshëm lajmet për përdorimin e armëve kimike dhe me keqardhje e pikëllim për viktimat civile që i shkaktojnë.

“Sulmet me armë kimike paraqesin shkelje të rënda të së drejtës së konfliktit të armatosur. Për më tepër përdorimi i armëve kimike është i ndaluar dhe sanksionuar nga bashkësia ndërkombëtare. Rregullat ndaluese sot paraqesin norma imperative të së drejtës ndërkombëtare për të cilat është pajtuar ndërgjegja e botës së qytetëruar.Siria është anëtare nënshkruese e kësaj konvente e cila i obligon shtetet anëtare të ndërmarrin masa të nevojshme ndaj personave fizikë dhe juridikë për të zbatuar ndalesën brenda juridiksionit të tyre”, ka shkruar Pacolli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit