Pacolli: Kosovën e pret e ardhme e ndritur

Mos i humb

Zv/kryeministri i parë i Republikës, Behgjet Pacolli i është gëzuar marrëveshjes së fundit, të partive politike në qeveri duke përfshirë edhe LDK-në, lidhur me votimin pro të demarkacionit në seancën e së mërkurës.

Ai ka falënderuar veç e veç partitë dhe disa personalitete politike në vend, që kontribuon për të ecur përpara kjo çështje.

Postimi i plotë:

Jam shumë i lumtur që tanimë është arritur koncensusi i plotë për kalimin e demarkacionit dhe zgjidhjen e problemit të lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Një falenderim i madh shkon për LDK, si parti institucionaliste dhe që funksionon në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

E vlerësoj shumë pozitivitetin dhe vullnetin e kryeministrit Haradinaj për të lëvizur përpara në të mirë të të ardhmes së të rinjëve të Kosovës.

Vlerësim i lartë për kryeparlamentarin Veseli qê nuk u ndal asnjëherë në synimin e tij për unifikim dhe zgidhjen e këtij problemi që ka ngulfatur vendin.

Vlerësim i lartë për angazhimin e madh të zvkryeministrit Limaj, kontributin e tij të jashtzakonshëm, pa të cilin do tê ishte shumë e vështirë.

Me vullnet pozitiv zgjidhen të gjitha problemet. Kosovën e pret e ardhme e ndritur./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit