Pacolli ndjek nga afër kërkimet në Lepenc, viziton edhe familjet e dy policëve të zhdukur

Mos i humb

Zv/kryeministri i vendit Behgjet Pacolli ka përcjellë edhe sot nga afër, kërkimet e ekipeve të shpëtimit të cilat po bëhen në tentim të gjetjes së dy zyrtarëve policorë të cilët përfunduan në lumin Lepenc pas aksidentit të së shtunës mbrëma.

Pacolli ka bërë të ditur se ai po ashtu bashkë me Ministrin e Brendshëm Bejtush Gashin, vizituan familjet e dy policëve të zhdukur për tu lehtësuar dhimbjen nga ky rast tragjik.

”Pas kthimit tim nga rruga,sot bashkë me ministrin e Brendshëm z.Bejtush Gashi shkova në vendin ku pësuan aksident dy policët e Kosovës Malsor Dashi dhe Armend Trena Ekipet e policisë, FSK dhe vullnetarëve alpinistë po vazhdojnë kërkimet ne intensitet të lartë. Vizitova edhe familjet e dy policëve duke u munduar sadopak t’u qendroj pranë në këto momente pritjeje dhe ankthi”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit