Paga minimale e sektorit privat nuk është rritur që nga viti 2011

Mos i humb

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, në një konferencë për media ka thënë se paga minimale prej 170 eurove, është më e ulëta në secilin vend të rajonit.

Sipas tij, kjo dëshmohet edhe nëse përkthehet në shumën blerëse.

“Prej vitit 2011 nuk ka ndryshuar paga minimale. Ndërsa, pagat në sektorin publik janë rritur së paku tri herë, duke përfshirë edhe rritjen e fundit me ligjin e pagave. Është dëshmuar botërisht që paga minimale është komponentë thelbësore, e cila ka synim të ulë varfërinë, dhe rritjen e kohezionit shoqëror. Kjo është shpërfillur nga Qeveria e Kosovës. Interpelancën që e ka thirr PSD e ka efektin për të rritur vetëdijen rreth pagës minimale. Kundërshtimet rreth uljes së pagës minimale janë të paqëndrueshme”, ka thënë Ymeri, shkruan telegrafi.

Ai me tej, theksoi se do të bashkëpunojnë me sektorët për nevojat e punëtoreve të Republikës së Kosovës, e në veçanti me sektorin privat, për të cilët tha se janë të lënë pas dore.

Sa i përket interperlancës në lidhje me pagën minimale tha se kanë dorëzuar kërkesën ditën e hënë, ndërsa pritet që më së largu seanca të mbahet pas dy javëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit