Pagat e pedagogëve, LSI: Nuk ka justifikim për vonesën e akteve ligjore

Mos i humb

Edhe LSI ka reaguar përmes deputetëve të saj në komisionin parlamentar të arsimit, Nora Malaj dhe Shezai Rrokaj.

Për ish zv.ministren e Arsimit Nora Malaj, vendimi ka dalë prej tre vitesh dhe nuk ka asnjë justifikim për vonesën e nxjerrjes së akteve nënligjore.

“Për t’i thirrur kujtesës , ligji i Arsimit të Lartë që ka hyrë në fuqi për rreth 3-vite , më 22.07.2015 është botuar në fletoren Zyrtare. Brenda 6- muajve duhet që VKM të ishin hartuar dhe të fillonte zbatimi i tyre, duke lejuar që ligji të zbatohej. Kjo që po ndodh sot është një dështim i paralajmëruar dhe tashmë asnjë ndjesë nuk mund të justifikojë këtë situatë. Mos nxjerrja e paktës së akteve nën ligjore , do të vërtetojnë thenien : “Skeni parë gjë akoma!”, shkruan Nora Malaj.

Ndërsa për Shezai Rrokajn, shkak është edhe ulja e buxhetit për arsimin këtë vit, ku vetëm për arsimin e lartë është % e PBB. “Dyshoj se ajo që nuk thuhet ka të bëjë me një ‘betejë’ me thikë nën brez të MASR me IAL-të. Ku fle lepuri sipas meje? Meqenëse Qeveria buxheton nga 5% të PBB -së që ishte parashikuar vetëm 3%, arsimi i lartë zë 0,45 % të PBB-së. Ky buxhetim i ulët ka bërë që fondi i pagave të mos mjaftojë për 12 muaj, por vetëm 10 muaj, që do të thotë se 2 muaj IAL-të i mbulojnë nga të ardhurat. Zakonisht, këta dy muaj janë nëntori dhe dhjetori. Dyshoj se ministria mund të ketë dashur t’i detyrojë universitetet të përdorin të ardhurat e tyre të trashëguara qysh në fillim të vitit kalendarik. Kjo mund ketë ndodhur për shkak të mosgrumbullimit të të ardhurave mbi të cilat mbështetet fondi i pakushtëzuar i buxhetit të shtetit”, shkruan Rrokaj./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit