Pagesa në Rrugën e Kombit: ja kush e sulmon dhe kush e mbron Edi Ramën në politikën kosovare

Mos i humb

Edhe në Kosovë ka patur reagime lidhut me vënien e një pagese për kalim në Rrugën e Kombit, pjesa shqiptare. Madje deri në nivele politike. Pagesa sipas disa qeveritarëve e deputetëve, është diçka e ngutshme që duhet të rishikohet.

Por nuk ka thjesht kritikë; ka dhe pak urrejtje nëse nisesh nga gjuha e ashpër.

Në krye është partia e Isa Mustafës, LDK-ja me disa figura të saj. Ismet Beqiri, Arben Gashi, Haxhi Avdyli dhe Fidan Rekaliu kanë shfryrë në FB.

“A skuqeni ndonjëherë ?nuk besoj, sepse për me u skuq duhet pasur fytyrë…”, shkruan Beqiri në Facebook.

Reagime edhe nga AAK-ja e Ramushit…

Nga AAK-ja e kryeminsitritHaradinaj kanë reaguar zyrtarët që janë pjesë e qeverisë, ama pak më butë.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se “qeveria kosovare s’ka pasur kurrfarë njoftimi se do të ketë taksë rrugore për Rrugën e Kombit dhe se do t’i drejtohet homologut të tij shqiptar, për të kërkuar sqarime dhe për të zbritur taksën rrugore”.

Ndërkaq, zv. ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, vënien e pagesës e ka quajtur vendim kundër integrimit ndërshqiptar, si dhe interesave të vetë kombit.

Kundër Ramës ka dalë edhe NISMA e Fatmir Limajt, ku deputeti i kësaj partie Zafir Berisha e konsideron të lartë pagesën, teksa ka kërkuar të rishqyrtohet ajo.

PDK e VV heshtin, Shpend Ahmeti mbron Ramën

Për dallim nga LDK-ja, dy partitë me armiqësinë më të madhe, PDK e Vetëvendosje nuk kanë reaguar ndaj taksës duke zgjedhur heshtjen.

I vetmi nga të gjithë politikanët që i ka dalë krah Edi Ramës, është ish-vetëvendosësi Shpend Ahmeti, kreu aktual i Prishtinës.

Nëpërmjet një “cicërime” në llogarinë e tij në rrjetin social Tëitter, ka shkruar se “në Politika Publike autostradat konsiderohen të Mira Gjysëm Publike”.

Ai më the ka thënë se “dikush duhet të paguajë mirëbajtjen, ose të gjithë përmes taksave, ose vetëm ata që e përdorin përmes pagesës. Çmimi shumë lehtë kuptohet se a është i lartë bazuar në shpenzimet e mirëmbajtjes”.

Pavarësisht regimeve të mëdha, qeveria e Shqipërisë ka njoftuar se nuk mund të zbresë çmimin e përcaktuar për të paguar kushdo që kalon nëpër autostradat shqiptare përfshirë edhe Rrugën e Kombit.

Këshilltari i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, Dardan Malaj, ka thënë se gjithë procedurat tenderuese dhe të koncesonimit kanë kaluar më 2016, ndërsa sipas tij reagimi i ministrit kosovar Pal Lekaj ka ardhur për shkak të mungesës së informacioneve.

TAKSAT E RRUGËS SË KOMBIT

Mjetet me 3 rrota 2.5 euro

Mjete me 4 rrota 5 euro

Mjetet me 6 rrota, autobusët 11 euro

Mjetet e rënda, kamionët 26 euro

Mjetet e rënda, kategoria H 23 euro

P.S. Si në Shqipëri e si në Kosovë, po ndodh rëndon që tarifës i thonë taksë në rastin e pagesës në Rrugën e Kombit. Dhe kjo gafë bëhet dhe nga zyrtarët shtetërore. Është tarifë, vetëm për atë kalon. Jo taksë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit