Pajisje të reja për urgjencën Kombëtare, Rama-Manastirliu: Shtohen 20 autoambulanca, investuam në mbi 100 autoambulanca për përballimin e emergjencave

Mos i humb

20 autoambulanca i janë shtuar flotës së autoambulancave të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, theksuan se ky investim i qeverisë shqiptare bëhet me qëllim transformimin më tej të flotës së Urgjencës Kombëtare Mjekësore, për shërbim sipas standardet më të mira europiane.

“Flota e re e autoambulancave sapo ka mbërritur. Është një investim prej 1.4 milion euro. 20 autoambulanca të reja të mirëpajisura me të gjithë aparaturat jetëshpëtuese tashmë kanë mbërritur për të fuqizuar akoma më shumë sistemin e shërbimit të Urgjencës Kombëtare. Sigurisht edhe duke u përpjekur për të përballuar edhe impaktin e Covid19”, tha Manastirliu.

 

Në katër vitet e fundit flota e autoambulancave në territor është fuqizuar me më shumë se 100 autoambulanca të reja moderne të pajisura me të gjithë mjetet jetëshpëtuese.

“Ne kemi më shumë se 100 autoambulanca të investuara dhe në të gjithë Shqipërinë bashkë me autoambulancat në të gjithë strukturat e qendrave shëndetësore janë mbi 250. Por 127 janë postacionet të cilat organizohen për të pritur të gjitha thirrjet”, tha Manastirliu.

Drejtori i Urgjencës Komëbatre Skënder Brataj ka theksuar se autoambulancat e reja janë të pajisura me të gjitha pajisjet jetëshpëtuese, duke siguruar shërbim edhe me ekipe të mirëtrajnuara.

“Veçoria këtë radhë është fakti që janë të gjitha me ventilator, që do të thotë që pacienti i intubuar mund të transportohet nga çdo cep i Shqipërisë. Janë të pajisura me dy bombula 10 L dhe dy bombula 2 L oksigjen, që kalojnë mbi 16 orë autonomi, kështu që nuk ka problem për transmetimin e oksigjenit sidomos në këtë moment të Pandemisë. Ambulancat vijonë të jenë jo vetëm për COVID, por edhe për trauma”, theksoi Brataj.

Nga spitali Universitar i Tramuës, Manastirliu bëri me dije se ka filluar investimi për modernizimin e spitalit qe do ta ngrejë në nivelin më të lartë bashkëkohor shërbimin e këtij spitali.

“Jemi duke bërë një investim të ri. Është gjithë struktura e shërbimit të Urgjencës dhe të Sëmundjeve të brendshme. Praktikisht do të kemi dhe një lidhje nëpërmjet një koridori ajror me korpusin qendror të spitalit. Do të mundësohet që gjithë sëmundjet interne duke përfshirë sëmundjet neurologjike apo të tjera patologji të trajtohen në këtë strukturë të re, e cila po rehabilitohet dhe do të jetë në kushtet më të mira bashkëkohore”, tha Manastirliu.

Me riorganizimin e shërbimit të urgjencës dhe ngritjes së Njësisë së Koordinimit, e cila tashmë është shtrirë në të gjithë Shqipërinë, është bërë e mundur ti përgjigjemi në kohë çdo thirrje për ndihmë në numrin unik 127. Çdo shërbim regjistrohet online dhe mbi të gjitha është shkurtuar koha e dhënies së ndihmës së parë. Gjatë vitit 2021 janë kryer mbi 140 mijë misione, më shumë se gjysma e të cilave në Tiranë si dhe janë realizuar mbi 70 mijë konsulta nga QKUM.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit