Paketa fiskale, eksperti i ekonomisë: Rrezikohet humbja e vendeve të punës, rriten gjobat

Mos i humb

Eksperti i ekonomisë, Petraq Milo tha sot paketa fiskale e propozuar nga qeveria do të shumëfishojë gjobat dhe do të godasë biznesin.

Duke folur në një konferencë për shtyp së bashku me kreun e PL-së, Ilir Meta, Milo tha se evazioni fiskal mund të rritet, ndërkohë që do të shkurtohen vendet e punës.

“Paketa e propozuar godet ekonominë dhe rrezikon punësimin.

Çdo vend pune i humbur është i rëndësishëm.

Paketa fiskale do të rrisë barrën fiskale për industrinë e pijeve nga rritja e akcizës dhe nga tatimi special.

Paketa fiskale do të shumëfishojë gjobat mbi 10 herë për biznesin.

Paketa fiskale nuk adreson forcimin e administrimit fiskal.

Duke rritur gjobat tentohet të rritet më shumë evazioni fiskal”, tha Milo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit