Pakistan, 4 të plagosur nga sulmi në një shkollë

Mos i humb

Të paktën katër fëmijë u plagosën sot kur një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë në jugperëndim të Pakistanit, njoftoi policia dhe mediat lokale.

Të shtënat ndodhën në periferinë lindore Quetta, kryeqyteti i provincës Balochistan, ku persona të armatosur në motoçikletë hapën zjarr në hyrjen e një shkolle private, duke plagosur katër nxënës minorenë, raportoi televizioni Geo News.

Të plagosurit u qëlluan në këmbë, njoftoi kanali duke cituar autoritetet shëndetësore. Ata janë jashtë rrezikut.

Asnjë grup apo individ nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin deri më tani.

Në vitin 2014, terroristët sulmuan një shkollë të drejtuar nga ushtria në qytetin Peshawar, duke vrarë 150 persona, kryesisht studentë./Rtv ISLAM/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit