Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Pakistan është rritur në 185.034, me 3.946 raste të reja në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e kaluara janë regjistruar 105 viktima, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve nga virusi ka shkuar në 3.695.
Vendi ka kryer 24.599 teste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 1.126.761.
Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Sindh, provincën e dytë më të madhe të Pakistanit, me 71.092 të infektuar deri më tani.
Ndërkaq, më pak të infektuar janë konfirmuar në Azad Xhamu dhe Kashmir, me 869 raste.
Që nga shfaqja e rastit të parë më 26 shkurt, në Pakistan janë shëruar 73.471 persona.


