Presidenti i Venezuelës: Jam i gatshëm të takoj Trumpin

Mos i humb

Maduro në deklaratën për Agjencinë e Lajmeve të Venezuelas (AVN) tha se mund të takohet me homologun e tij amerikan.

Pasi iu rikujtuan fjalët e Trumpit rreth asaj se mund të takoj atë, ai rikujtoi takimin e tij me ish-zv/presidentin amerikan Joe Biden në vitin 2015.

“Përgjigja ime është se ashtu siç kam takuar Biden me respekt, në rast të nevojës edhe me presidentin Donald Trump jam i gatshëm të takohem në kuadër të respektit”, u shpreh ai.

Presidenti amerikan dje kishte theksuar se do ta konsiderojë takimin me presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro në mesin e lidhjeve të ndërprera midis dy vendeve.

“Ndoshta do të mendoja për këtë. Maduro do të dëshironte të takohesha. Dhe unë kurrë nuk jam kundër takimeve, ju e dini, rrallëherë kundërshtoj takimet”, kishte deklaruar Trump në një intervistë për faqen e internetit të lajmeve Axios.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit