Pakistani bashkohet me përpjekjet e OKB-së për “vaksinat në dispozicion për të gjithë”

Mos i humb

Pakistani është bashkuar me fushatën e re të Kombeve të Bashkuara (OKB) për të siguruar disponueshmërinë e vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) kudo dhe për të gjithë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në Twitter, përfaqësuesi i përhershëm i Pakistanit në OKB, Munir Akram tha se është jetike të kontrollohet pandemia për rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë botërore të prekur nga virusi.

“Ne duhet të mbështesim plotësisht instrumentin COVAX”, shkroi Akram.

COVAX është një iniciativë globale që synon të sigurojë qasje të barabartë në vaksina, që drejtohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin si dhe nga Koalicioni për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike.

Dje, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se i bëri thirrje komunitetit botëror të bashkojë forcat dhe se vaksinat duhet të konsiderohen si një e mirë publike globale.

“Vaksinat kundër COVID-19 duhet të konsiderohen si një e mirë publike globale. Asnjë vend nuk mund ta tejkalojë këtë krizë në izolim. Qeveritë dhe bizneset duhet të ndajnë dozat dhe teknologjitë”, tha shefi i OKB-së në video-mesazhin e tij.

Në fillim të muajit të kaluar, OKB-ja lëshoi një deklaratë ku theksoi emrat e vendeve që marrin doza në proporcion me numrin e banorëve.

Më shumë vaksina nga instrumenti COVAX do të shkojnë në Indi (97.2 milionë), pasuar nga Pakistani (17.2 milionë), Nigeria (16 milionë), Indonezia (13.7 milionë), Bangladeshi (12.8 milionë), Brazili (10.6 milionë), Kenia (4.2 milionë), Sudani (3.4 milionë), Jemeni (2.3 milionë) dhe Siria (1.02 milionë).

COVAX u krijua për të siguruar një shpërndarje të drejtë të vaksinave në vendet dhe njerëzit në nevojë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit