Pakistani kritikon sanskionet e njëanshme të SHBA-së ndaj Turqisë

Mos i humb

 

Ministria e Jashtme e Pakistanit ka kritikuar sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Turqisë, duke riafirmuar “mbështetjen e saj të fortë për paqen dhe prosperitetin e Turqisë”.

Në një deklaratë me shkrim, ministria theksoi se Pakistani është kundër zbatimit të sanskioneve të njëanshme të vendosura kundër çdo vendi.

Në deklaratë theksohet se problemet mund të zgjidhen me dilaog dhe qëllim të mirë dhe se “çdo veprim dhe hap që do të çonte në drejtim të kundërt, jo vetëm që dobëson paqen dhe stabilitetin, por i bën të pazgjidhshme dhe e vështirëson zgjidhjen e problemeve”.

“Pakistani vlerëson rolin e paçmueshëm të Turqisë për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë, Turqia është motor i ekonomisë globale dhe anëtar i rëndësishëm i saj. Populli dhe qeveria pakistaneze riafirmon edhe një herë mbështetjen e saj të fortë për paqen dhe prosperitetin e Turqisë dhe, ashtu si gjithmonë, do të jetë pranë në rrugën e saj drejt arritjes së këtyre objektivave të përbashkëta”, tha ministria pakistaneze, duke theksuar se Turqia është vend i rëndësishëm për stabilitetin e paqes kombëtare dhe rajonale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit