
Një pako me eksploziv është gjetur në një zyrë përkthimi përballë gjykatës së Vlorës.
Mësohet se lënda shpërthyese ishte montuar në derën e zyrës së përkthimit, të Eleni dhe Orest Zhupa.
Zyra ndodhet në katin e dytë të një ndërtese ku ndodhen disa zyra noteria dhe përkthimi.
Zyra është e mbyllur ndërsa zyra të tjera ndodhen në katin e parë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ndërsa policia ka urdhëruar evakuimin e të gjithë ndërtesks.
Priten ekspertët e xhenios të kryejnë veprime të mëtejshme.


