Pakti për emigrantët, paralajmërohet takimi i shumëpritur Merkel-Erdogan

Mos i humb

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, po planifikon të zhvillojë një takim me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan në janar, sipas një raporti të medieve gjermane.

E përditshmja “Sueddeutsche Zeittung” raportoi se Merkel pritet të fluturojë në Ankara për takimin rreth paktit Gjermani-Turqi për emigrantët. Megjithatë një zëdhënëse e qeverisë gjermane nuk pranoi të konfirmojë vizitën duke deklaruar se ata njoftojnë takimet e kancelares çdo të premte.

Erdogan ka paralajmëruar se një valë e re migracioni mund t’i drejtohet Europës për shkak të sulmeve ajrore në veri të Sirisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit