Pal Lekaj mohon t’i ketë premtuar Bektel Enka-s, milionat e kërkuara nga kjo e fundit

Mos i humb

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj është përballuar me komisionin për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti, industri dhe zhvillim rural, për çështjen e 63 milion eurove që kompania Bektel Enka po ia kërkon kësaj ministrie.

Bektel Enka është duke u thirrur në kontratën që kanë nënshkruar në vitin 2014-të për autostradën ‘Arbër Xhaferi’. Lekaj i demantoi para komisionit spekulimet se ka deklaruar që do t’i jap milionat e kërkuara nga kompania në fjalë.

Bektel Enka ka kërkuar që borxhi të shlyhet deri në muajin mars, por Lekaj e mohoi të jetë zotuar për ta përmbushur këtë obligim.

Anëtarët e Komisionit i kërkuan ministrit Lekaj publikimin e kontratës së korrikut të vitit 2014-të, në mënyrë që të shihet se çka konkretisht bëhet fjalë.

Kryetarja e këtij komisioni Sala Berisha Shala, tha se si komision, janë të interesuar t’i shohin kontratat me këtë kompani, në mënyrë që të kuptojnë se kah po shkojnë centat e taksapaguesve të Kosovës.

Ai, gjithashtu u pyet se pse ka nënshkruar aneks kontratë, pa vendimin e komitetit ndërministror dhe ai u përgjigj duke thënë se:

“Po mos të nënshkruaja këtë aneks jam i sigurt që kjo çështje do të shkonte në arbitrazh dhe do t’i kushtonte me Miliona Kosovës. Nuk jemi aq trima të nënshkruajmë me para të buxhetit të Kosovës. Unë nuk e kam nënshkruar kontratën në vitin 2014-të. Nuk e di pas e kanë nënshkruar kontratën më këtë formë .181 milionë janë të paguara, janë pasqyrat e punëve që janë kryer’, përfundoi ai./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit