SHBA kërkon rritjen e bashkëpunimit me Indonezinë

Mos i humb

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ve, Jim Mattis, i cili qëndron për vizitë në kryeqytetin indonezian, Xhakarta, u adresua në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij indonezian, Ryamizard Ryacudu.

Udhëtimi i kreut të Pentagonit vjen pasi SHBA-të përpiqen të rrisin lidhjet në fushën e mbrojtjes midis dy kombeve.

Mattis dhe Ryacudu diskutuan disa çështje që kanë të bëjnë me Indonezinë, duke përfshirë ato detare, bashkëpunimin dypalësh dhe iniciativën për shkëmbimin e inteligjencës “Our Eyes”.

Ryacudu tha se ai kërkoi nga homologu i tij amerikan heqjen e sanksioneve për forcat speciale indoneziane (Kopassus) të cilat nuk kanë qenë në gjendje të marrin pjesë në stërvitje në SHBA për shkak të shkeljeve të pretenduara të të drejtave.

Në vitin 2015, Indonezia dhe SHBA-të lëshuan një deklaratë mbi bashkëpunimin gjithëpërfshirës të mbrojtjes, kur presidenti indonezian, Jokko Widodo, realizoi një vizitë në Washington.

Mattis është planifikuar të takohet edhe me presidentit Widodo dhe ministrin koordinues për Politikën, Ligjin dhe Sigurinë Wiranto. Dje ai u takua me ministrin e Jashtëm, Retno Marsudi për të diskutuar për ndihmën palestineze dhe stabilitetin në rajonin indo-paqësor.

Shefi i Pentagonit nisi vizitën e tij një javore në Azi gjatë fundjavës, duke u ndalur në Indonezi dhe Vietnam për të përforcuar bashkëpunimin, derisa Kina e zgjeron praninë e saj ushtarake në Detin e Kinës Jugore./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit