Palestina pezullon negociatat e paqes me SHBA-të

Mos i humb

Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO) deklaroi se “ka pezulluar” negociatat me SHBA-të për arritjen e paqes mes Palestinës dhe Izraelit, derisa ato të tërhiqen nga vendimi për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

“Nëse një palestinez takohet me palën amerikane lidhur me procesin e paqes, do të thotë se ai e pranon vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për Jerusalemin. Rrjedhimisht, nuk do të ketë negociata të paqes derisa SHBA-të të tërhiqen nga vendimi për Jerusalemin”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i PLO-së Saib Urejkat në një deklaratë në median sociale.

“Me këtë vendim, SHBA-të i dhanë fund rolit të tyre në negociatat e paqes”, ka shtuar ai.

Të mërkurën, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka ardhur koha ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane në këtë qytet, edhe pse rezoluta 478 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në vitin 1980 nuk e njeh aneksimin e Jerusalemit Lindor dhe shpalljen e qytetit si kryeqytet të Izraelit.

Zhvendosja dramatike në politikën amerikane shkaktoi demonstrata në territoret e pushtuara palestineze si dhe në Turqi, Egjipt, Jordani, Tunizi, Algjeri, Irak dhe në disa vende të tjera muslimane./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit