Palestina reagon ndaj deklaratës së kryeministrit australian për Kudsin

Mos i humb

Ministria e Jashtme e Palestinës ka dënuar deklaratat e kryeministrit australian, Scott Morrison, për të njohur Kudsin si “kryeqytet të Izraelit” dhe zhvendosjen e ambasadës australiane nga Tel Avivi në Kuds.

“I bëjmë thirrje Morrisonit që të rishikojë deklaratat e tij që dëmtojnë qëndrimin ndërkombëtar dhe interesat e Australisë”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Palestinës.

“Vendosja në rendin e ditës së çështjes për (zhvendosjen e ambasadës) nënkupton që përjashtohen ligjet ndërkombëtare dhe rezolutat e OKB-së”, thuhet në deklaratën ku theksohet se ky veprim përbën pengesë për realizimin e paqes dhe nxit që palestinezët dhe izraelitët të mos ulen në tryezën e bisedimeve.

Kryeministri australian, Scott Morrison, në një deklaratë ishte shprehur se “ai vetë dhe qeveria e tij” ishin të hapur për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit” dhe zhvendosjen e ambasadës australiane nga Tel Avivi në Kuds.

Duke bërë të ditur se për këtë çështje do të informojë anëtarët e kabinetit dhe do të vendosë pas bisedimeve që do të zhvillojë me liderët botëror në muajt e ardhshëm, Morrison, kishte deklaruar se “Nuk mund të prisni që të merrni rezultate të ndryshme duke bërë të njëjtën gjë. Australia në këtë pikë duhet të jetë e hapur. Unë jam i hapur edhe qeveria jonë është e hapur në këtë çështje”.

Pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, e njohu Kudsin si kryeqytetin e Izraelit dhe zhvendosi ambasadën e saj në Kuds, kryeministri australian i asaj periudhe Malcolm Turnbull njoftoi se nuk do të ndiqnin vendimin e Washingtonit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit