Palestinë, rritet në 32 numri i dëshmorëve

Mos i humb

Palestinezi Mervan Avad Kudeyh sot iu nënshtrua plagëve pasi ishte plagosur gjatë “Marshimit të Kthimit të Madh” të mbajtur më 30 mars në kufirin e Gazës, nën rrethimin e Izraelit.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë së Gazës thuhet se palestinezi Kudeyh, i cili u plagos si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga ushtarët izraelitë gjatë “Marshimit të Kthimit të Madh”, sot iu nënshtrua plagëve në spitalin ku po trajtohej.

Me humbjen e jetës së Kudeyh-it, i cili është i regjistruar në popullsinë e qytezës Han Junus në jug të Gazës, numri i palestinezëve të martirizuar në protestat e vazhdueshme që nga 30 marsi e deri më tani ka arritur në 32.

Në ndërhyrjet me forcë joproporcionale të Izraelit ndaj protestave paqësore në kufi janë plagosur më shumë se 2.850 palestinezë, shumica e të cilëve janë goditur me plumba të vërtetë.

Disa nga të plagosurit, të cilët trajtohen në spitalet e Gazës janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

– “Marshi i Kthimit të Madh”

Palestinezët, që nga dita e premte më 30 mars në kuadër të përvjetorit të 42-të të Ditës së Tokës filluan demonstratat e tyre paqësore nën emrin “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës nën bllokadë të Izraelit.

Ushtarët izraelitë janë duke hapur zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.

Palestinezët planifikojnë që këto protesta të vazhdojnë për gjashtë javë. Një arsye tjetër për vazhdimin e demonstratave është se në këto data SHBA-të kanë njoftuar zhvendosjen e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Kuds.

– Çfarë është Dita e Tokës?

Izraeli më 30 mars të vitit 1976 pushtoi mijëra hektarë tokë të palestinezëve shtetas të Izraelit të cilët jetonin në rajonin Celile, në veri të shtetit. Pas kësaj popullata palestineze hyri në grevë të përgjithshme për të protestuar kundër këtij uzurpimi.

Policia izraelite hapi zjarr ndaj personave që morën pjesë në protesta ku gjashtë prej tyre ranë dëshmorë ndërsa një numër i madh u plagosën.

Kjo ngjarje, e cila njihet si “Dita e Tokës”, vlerësohet si simbol i rezistencës së palestinezëve lidhur me çështjen e tokës, e cila është burim i përleshjeve mes Izraelit dhe Palestinës./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit