Palestinezët protestojnë ndaj fyerjeve të Francës kundër Islamit

Mos i humb

Qindra palestinezë organizuan një protestë në qytezën al-Ram në Kuds kundër deklaratave fyese të presidentit francez Emmanuel Macron ndaj Islamit dhe Profetit Muhamed.

Protestuesit mbanin pankarta dhe brohorisnin parrulla në mbrojtje të profetit kundër fyerjeve franceze, sipas dëshmitarëve okularë.

Macron ka shkaktuar zemërim në gjithë botën muslimane duke akuzuar muslimanët për “separatizëm” dhe duke e përshkruar Islamin si një “fe në krizë në gjithë botën”.

Kjo përkoi me një veprim provokues nga Charlie Hebdo, një revistë e majtë franceze famëkeqe për botimin e karikaturave antiislame, të cilat kanë shkaktuar zemërim në një hapësirë të gjerë në gjithë botën muslimane.

Karikaturat për herë të parë u publikuan në vitin 2006 nga një gazetë daneze, Jylllands Posten, duke shkaktuar një valë protestash.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit