“Palestinezi rrihet deri në vdekje nga ushtria izraelite”

Mos i humb

Një organizatë joqeveritare ka njoftuar se një i burgosur palestinez ka vdekur në një burg izraelit vetëm disa orë pas arrestimit të tij në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

“Yassin al-Saradeeh, 33 vjeçar, vdiq disa orë pasi u arrestua nga shtëpia e tij në qytetin Jericho të Bregut Perëndimor. Al-Saradeeh është rrahur rëndë nga forcat izraelite gjatë arrestimit të tij agimin e sotëm”, tha Shoqata e të Burgosurve Palestinezë në një deklaratë me shkrim.

Kreu i Autoritetit për Çështjet e të Burgosurve (i drejtuar nga Organizata Çlirimtare e Palestinës), Issa Qaraqe, akuzoi ushtrinë izraelite për vrasjen me dashje të 33 vjeçarit palestinez.

“Ushtria izraelite e arrestoi atë në agim dhe e rrahu rëndë. Më vonë, ai u torturua dhe u vra brutalisht nga autoritetet izraelite. Ky është një krim i paramenduar”, tha Qaraqe për AA.

Qaraqe theksoi se të arrestuarit palestinezë shpesh u nënshtrohen abuzimit gjatë arrestimit, duke vazhduar për të përshkruar praktikën si një shkelje të të drejtës ndërkombëtare humanitare.

Autoritetet izraelite, nga ana e tyre, ende nuk kanë komentuar vdekjen e palestinezit al-Saradeeh. Në një zhvillim të lidhur, ushtria e Izraelit tha se forcat izraelite mblodhën 11 palestinezë në bastisjet një-ditore në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar.

“Individët u arrestuan për përfshirje të dyshuar në aktivitete terroriste”, tha ushtria në një deklaratë duke mos dhënë detaje të mëtejshme.

Sipas shifrave palestineze, rreth 7.000 palestinezë mbahen aktualisht në burgjet izraelite, përfshirë dhjetra gra dhe rreth 300 të mitur.

Rreth 450 prej tyre janë vendosur në atë që Izraeli e quan “paraburgim administrativ” ku ata nuk përballen as me gjykim apo akuzë.

12 anëtarë të Këshillit Legjislativ Palestinez, i cili funksionon teorikisht si një parlament palestinez, poashtu mbeten në paraburgim të Izraelit.

Ushtria izraelite shpesh kryen bastisje në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar me pretekstin e arrestimit të palestinezëve “të kërkuar”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit