Plenkoviç: Nuk lejojmë destabilizimin e qeverisë për shkak të Agrokorit

Mos i humb

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç ka thënë se procesi i adminstrimit special të Agrokor vazhdon, dhe se nuk do të lejoj që Qeveria e tij të destabilizohet, sepse kjo do të rrezikonte vet procesin.

Plenkoviç theksoi se përfaqësuesi special për Agrokor Ante Ramljak dha dorëheqje dhe kjo pritej duka patur parasysh komunikimin e mëhershëm midis tij dhe anëtarëve të Qeverisë, por duke pasur parasysh edhe rrethanat specifike të rastit.

Plenkoviç tha se vazhdon funksionim normal i kompanisë Agrokor dhe se bisedimet me përfaqësuesit e këshillit të kreditorëve të përkohshëm dhe kreditorët.

“Kroacia nuk ka përjetuar tsunami ekonomik, edhe pse ka mund të përjetojë. Prandaj, të gjithë ata që në kontinuitet nxisin destabiltet politik duhet të jenë të vetëdishëm se me këtë direkt trondisin stabilitetin e ekonomisë kroate dhe sistemin e saj financiarë”, ka thënë Andrej Plenkoviç.

Ai theksoi se për të përfunduar procesin e administrimit të jashtëzakonshëm nevoitet për të siguruar paqe dhe stabilitet në Qeverinë dhe Parlamentin kroat, dhe për të ruajtur vendet ekzistuese të punës dhe funksionimin e rregullt të kompanive në kuadër të Grupit Agrokor dhe të gjithë të cilët janë të lidhur me këtë biznes, si në Kroaci ashtu edhe jasht saj.

Më tej ai shtoi se qeveria e tij ka fuqi të mjaftueshme dhe stabilitet për t’i rezistuar të gjitha iniciativave dhe përpjekjeve, sidomos nga opozita për të destabilizuar shumicën qeverisëse./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit