Paloka pas dështimit të marrëveshjes: Nuk kërkuam as njohjen e Berishës si kryetar

Mos i humb

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka folur për mediat pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje me palën tjetër ndërsa tha se ata kërkuan heqjen e themeleit të PD-së gjatë negociatave dhe se gjatë diskutimeve nuk u është kërkuar as njohja e Sali Berishës si kryetar i partisë.

“Kërkojmë bashkëpunim ndërkohë që jemi në një gjyq absurd që nuk ka shkak tjetër vecc dëshirës së Ramës për të mbajtur peng PD.

Minimalisht do i kërkonim këtë, nuk ia kërkuam , asnjohjen e Berishës si kryetar, ia mundësuam tqë fraksioni të jetë pjesë e PD, nëse do i vendosnim kushte.

Kërkuam të eleminohen strukturat e PD, që aty dukej që nuk kishte vullnet, bisedimet nuk kanë filluar me Bardhin, kanë filluar më herët me përfaqësues të tjerë, nuk mund t athem kush është.

Vullneti për primaret nuk është diskutuar në bisedat e mëparshme, por brenda tyre do gjenim modalitete që të ingranohen të gjithë dhe të nxjerrim kandidatin më të mirë për PD.

Madje unë vetë i kam ofruar në raste kur shohim një kadnidat shumë të mirë nga ajo palë, i ofrova mbështetje publike këtyre kandidatëve, gjatë primareve do jepja mbështetje për këtë kandidat, duke shkelur edhe etikën. Janë bërë edhe oferta të tilla.

Përveç primareve nuk kemi kërkuar gjë tjetër, aty është themeli i PD-së”, u shpreh Paloka.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit