Pamje dramatike/ Fëmija bie nga furgoni, autobusi për pak sa nuk e godet, nëna hidhet në asfalt për ta shpëtuar

Mos i humb

Një kamera e vendosur brenda një makine ka filmuar  një skenë frikshëm teksa një foshnje e vogël bie nga vetura në Kinë. Në një video të publikuar nga “Daily Mail”, shihet momenti kur një foshnje bie nga makina dhe për pak sa nuk përfundon nën gomat e një autobusi që ishte në ecje e sipër.

Furgoni brenda të cilit gjendej fëmija, po bëhej gati të nisej para semaforit dhe papritur në mënyrë të befasishme hapet dera dhe fëmija bie në një rrugë në qytetin kinez Baoding në provincën Hebei. Fati i mirë i foshnjës bëri që të mos përfundojë poshtë rrotave të autobusit, ndërkohë nëna kur e kuptoi se çfarë ndodhi, kërceu edhe ajo në asfalt për ta shpëtuar fëmijën e saj.

Më tej, mediat bëjnë të ditur se foshnja dhe nëna nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar. Momentin e frikshëm e gjeni duke klikuar këtu

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit