Pamje të paimagjinueshme nga sipërfaqja e Diellit

Mos i humb

Sipërfaqja e diellit është vrojtuar si asnjëherë më parë nga sonda “Solar Orbiter” e ESAS. Imazhet bëhen publike pas përpunimit të të dhënave nga Agjensia Hapësinore Evropiane, të marra në 22 mars 2023, kur sonda ndodhej rreth 74 mln km larg yllit tonë.

Fusha magnetike e Diellit është thelbësore për të kuptuar natyrën dinamike të tij, nga shkalla më e ulët e deri tek më e larta, shpjegojnë autorët e projektit.

Me anë të këtyre vrojtimeve dhe hartave me rezolucion të lartë, shihet se si funksionon fusha magnetike diellore në detaj. Në dritën e dukshme tregohet se sipërfaqja e Diellit formohet nga plazma që është në lëvizje konstante, dhe pothuajse gjithë radioacioni diellor lëshohet nga kjo shtresë, që ka një temperaturë rreth 6000 gradë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit