Pamukkalen vitin e kaluar e vizituan 1.5 milionë turistë

Mos i humb

 

 

Vendpushimin e njohur turistik Pamukkale në jugperëndim të Turqisë, afër qytetit të Denizli, vitin e kaluar e kanë vizituar më shumë se 1.5 milionë turistë nga mbarë bota, ndërsa qëllimi është që ky numër të jetë më i madh këtë vit.

Pamukkale, që gjendet në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti e kanë vizituar mbi gjysmë milion turistë. Pritet që këtë vit të regjistrohet numër rekord i turistëve.

Pamukkale ka 17 burime prej të cilave buron uji me temperaturë prej 35 deri në 100 gradë celsius. Pamukkale fjalë për fjalë do të thotë “kështjellë pambuku” dhe është një nga mrekullitë më mbresëlënëse të Turqisë. Depozitat e ngurta, të bardha në distancë ngjajnë me borën.

Tashmë 2.500 vite, falë ujërave terminale, ky vend turistik turk është ilaç për shumë persona që vijnë në këtë zonë.

Përveç turistëve vendas, në Pamukkale mund të takohen turistë nga të gjitha vendet evropiane, por edhe nga Kina, Japonia, Koreja e Jugut dhe vendet e tjera të Lindjes së Largët.

Drejtori i Shoqatës së hotelierëve dhe punonjësve turistikë, Gazi Murat Sen, deklaroi se kjo zonë mbarë vitin tërheq vëmendjen e shumë turistëve të cilët kënaqen me bukuritë e këtyre viseve.

“Presim të arrijmë një rekord këtë vit. Ne patëm një rritje prej 43 për qind vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti. Deri në fund të vitit, do të presim rreth 2.5 milionë turistë vendas dhe të huaj në Pamukkale. Kjo, natyrisht, nuk mjafton për ne. Qëllimi është të arrijë tre milionë turistë përpara vitit 2020, dhe pesë milionë deri në vitin 2023”, tha Sen.

Sipas tij, turistët më të shumtë janë nga Lindja e Mesme, ndjekur nga rusët, evropianët dhe amerikanojugorët. Sen shtoi se ka pasur një rritje të madhe të turistëve nga Kina.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit