Pandemia, në Itali rikthehen shifrat e koronavirusit që u regjistruan në shkurt

Mos i humb

Situata e pandemisë Covid 19 në Itali ditë pas dite shfaqet shqetësuese.

Të dhënat e orëve fundit kanë rikthyer kurbën e pandemise së muajit shkurt 2020.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 463 të infektuar e 2 viktima nga koronavirus.

Shqetësuese shfaqet situata në 2 rajone Lombardia e Toskana. Kjo e fundit me 61 të infektuar i është kthyer shifrave të pandemisë shënuar në maj të 2020.

Në Lombardi janë regjistruar  71 të infektuar ndër rreth 6 mijë tampone të kryer në 24 orët e fundit e 1 viktimë.

Numri i viktimave Covid-19 në Itali është deri më sot 35205 dhe i të infektuarve 250 565.

Në 24 orët e fundit në Itali ka 151 të shëruar që e kanë çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 202 098.

Në rritje është dhe numri i të infektuarve që kërkojmë kurim në regjim spitalor. Aktualisht janë 763 pacientë të shtruar e 45 që kurohen repartet e terapisë intensive

Të infektuar aktivë në Itali sot janë  13 263.

Në territorin italian janë aktivizuar disa vatra infektimi kryesisht nga të rinj e persona që janë kthyer  nga një udhëtim jashtë.

Mosha e të infektuarve është mesatarisht mjaft e re.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit