Pandemia shtyn karnavalet në Brazil/ Zyrtarët: Caktimi i datës së re do të varet nga…

Mos i humb

Përfundon gjykimi për dosjen “339/3″/ Ja me sa vite burg janë dënuar të pandehurit, mes tyre kampioni i botës në mundje

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar gjykimin e Dosjes 339/3, ku në përfundim të gjykimit ka deklaruar...

Ribashkimi romantik i çiftit të 90-vjeçarëve pas 8 muajsh të ndarë prej Covid-19

Një çift 90-vjeçarësh, të cilët kanë qëndruar larg njëri-tjetrit që prej muajit Shkurt u ritakuan në një mbrëmje romantike për të festuar...

Greva e Ballshit hyn në ditën e 16-të, naftëtaret thirrje Ramës: Nuk negociojmë jashtë pasi nuk kemi besim. Gjej zgjidhjen!

Naftëtaret e Ballshit kanë hyrë në ditën e 16-të të grevës së tyre brenda ambienteve të uzinës së naftës teksa gjendja shëndetësore...

Mbetjet kërcënojnë Orikumin/ Vendimi absurd i këshillit bashkiak më 2004 rrezikon ende banorët

Prej shumë vitesh mbetjet urbane te Orikumit hidhen në këtë fushë duke e kthyer zonën në rrezik për banorët.

Pandemia me koronavirus ka shtuar një tjetër viktimë në listën e gjatë të ngjarjeve vjetore të anuluara apo të shtyra për shkak të shqetësimeve për përhapje të sëmundjes COVID-19, që shkakton ky virus.

KarnavaleKarnavali i shkollave të sambas në Rio de Zhaneiro nuk do të mbahet në muajin shkurt, sipas Ligës së Shkollave të Sambas në këtë vend. Në njoftimin e 24 shtatorit, kjo Ligë ka thënë se caktimi i datës së re do të varet nga vaksina.

“Neve na duhet të presim muajt vijues për deficinion rreth asaj nëse do të ketë vaksinë apo jo dhe se kur do të ketë imunizim”, ka thënë presidenti i Ligës, Jorge Castanheira, para gazetarëve në Rio.

Kjo ngjarje tërheq miliona turistë nga gjithë Brazili dhe pjesa tjetër e botës çdo vit.

Spekulime ka pasur edhe më herët që autoriteteve do t’iu duhet të anulojnë apo shtyjnë këtë ngjarje, marrë parasysh se Brazili është duke tentuar të kontrollojë përhapjen e koronavirusit.

Ky vend deri më tani ka regjistruar 4.7 milionë persona të infektuar dhe gati 140,000 vdekje nga COVID-19.

Brazili njëherësh është vendi i dytë në botë për nga numri i viktimave, pas Shteteve të Bashkuara, të cilat sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, kanë regjistruar më shumë se 200,000 persona të vdekur me këtë virus.

Njoftimi për karnavalin në Rio ka ardhur teksa shumë shtete evropiane, duke përfshirë Francën, Britaninë dhe Spanjën kanë bërë të ditura kufizime të reja, për të parandaluar shpërthimet e reja të virusit.

Spanja, Izraeli, Argjentina dhe India kanë qenë shtetet me numrin më të madh të të infektuarve më 24 shtator.

Në gjithë botën, numri i të infektuarve me këtë virus ka arritur në 32 milionë. Prej tyre, 981,000 pacientë kanë vdekur./REL

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Facebook akuzohet se “po i vëzhgon” përdoruesit e Instagram-it përmes kamerave

Facebook Inc. përsëri po paditet për gjoja spiunim në përdoruesit e Instagram, këtë herë përmes përdorimit të paautorizuar të kamerave të tyre...

Mbi 1,78 milion të infektuar me COVID-19 në mbarë Afrikën

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 1 milion e 784 mijë.

SHBA shet 1,1 milion fuçi naftë iraniane pas konfiskimit

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së njoftoi se Washingtoni shiti rreth 1,1 milion fuçi naftë iraniane nga katër anije që drejtoheshin për në...

OSBE: Armenia dhe Azerbajxhani dakordohen të mos shënjestrojnë civilët

Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord të premten në Gjenevë të mos shënjestrojnë civilët në konfliktin në Malësinë e Karabakut, sipas grupit të...

Ribashkimi romantik i çiftit të 90-vjeçarëve pas 8 muajsh të ndarë prej Covid-19

Një çift 90-vjeçarësh, të cilët kanë qëndruar larg njëri-tjetrit që prej muajit Shkurt u ritakuan në një mbrëmje romantike për të festuar...