“El Chapo kinez” i dënuar me vdekje, arratiset nga burgu – iku përmes kanalit të ujërave të zeza

Mos i humb

Çfarë ndodhë nëse pini një deri në tre pije energjike në ditë

Disa studime shkencore të pavarura kanë zbuluar se pijet energjike shkaktojnë dëme serioze tek njerëzit. Dëmet prekin ata që...

Tri gjëra në shtëpi me të cilat mund të pastrojmë celularin

Telefoni ynë celular është një nga sendet personale që është burim i mikrobeve dhe për këtë arsye duhet pastruar rregullisht.

Oriz i Skuqur me Perime – Receta e Thjeshtë Por me Shije

Orizi i skuqur plotëson të gjitha nevojat për një vakt të shpejtë e të shijshëm në një ditë të lodhshme të javës.

Faktet e Reja – Brokoli, Perimja Ideale për Stomakun

Brokolin mund ta duash ose ta përçmosh, nuk ka rrugë të ndërmjetme. Debatet për shijen dhe të jenë të pafundme, e...

Arratisja nga burgu si në skenat e filmave aksion të Hollywood-it ka ndodhur në Shoshenk, ku kamerat e sigurisë filmuan në detaje këtë ngjarje në Indonezi, shkruan CNN Indonesia.Ai ka arritur të arratiset përmes kanalit të ujërave të zeza të gjatë 30 metra, ndërsa më parë ai me kaçavidë kishte hapur një vrimë në qelinë e tij përmes të cilës tentonte të arratisej.


Për këtë arratisje Chai kishte punuar shumë, duke vjedhur vegla nga kuzhina dhe depot e burgut duke hapur një vrimë mbi gjysmë metri, përmes të cilës arriti deri në kanalizimin e burgut

Gjithçka ka ndodhur në momentin e “duhur” kur bëhej pranim-dorëzimi i detyrës mes ndërrimit të gardianëve. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur Chai del nga puseta e kanalizimit, ngritet në këmbë dhe drejtohet kah një rrugë e asfaltuar.

E zyrtarët e policisë së Indonezisë thonë se kjo arratisje spektakolare është planifikuar të paktën gjashtë muaj më herët. Chai njihet ndryshe si El Chapo kinez, i cili prej kohës është njëri nga të arratisurit më të kërkuar në Indonezi.
Chanpang është dënuar me dënim me vdekje në vitin 2017, pasi u shpall fajtor për kontrabandimin e 110 kilogramëve të drogës sintetike metamfetaminë.
Megjithatë policët theksojnë se kjo nuk është hera e parë që Chanpang është arratisur nga burgu. Derisa priste verdiktin, në tualet me një shufër hekuri kishte hapur një vrimë nga e cila kishte ikur, duke marrë me vete edhe disa të burgosur tjerë.

Por, ata janë gjetur tri ditë pasi janë arratisur dhe janë kthyer nëpër qelitë e tyre. 

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

7 Këshilla nga Mjekët që Diabetikët Duhet të Ndjekin Gjatë Pandemisë

Nuk kanë qenë të pakta lajmet mbi pandeminë dhe kujdesin ndaj vetes në këtë periudhë. Ky kujdes duhet të...

A Duhen Përdorur Antibiotikët Kur Jeni Me Grip?

Një nga sfidat më të mëdha të shëndetit global është përdorimi pa kriter i antibiotikëve. Një nga rreziqet më...

Lazanja Me Mish Pule – Receta Perfekte Për Një Drekë Plot Shije

Kjo është një recetë pak larg asaj tradicionale të lazanjës së famshme. Receta e mëposhtme e këshilluar nga AgroWeb.org përmban mishin e...

Eksperti: Flini mirë para se të merrni vaksinën e gripit, gjumi rrit efektivitetin

Gjumi është shumë i rëndësishëm “për të na armatosur mirë” në luftën kundër gripit dhe Covid-19. Ekspertët e shëndetit...

Të mësosh gjatë pandemisë në Napoli, rrugicat e ballkonet zëvendësojnë klasat

Të bërtiturat në rrugët apo ballkonet, e qytetit të zhurmshëm të Napolit nuk janë asgjë e re, por tani edhe mësuesit dhe...