Panik në qendër të Athinës/ “Ndal!”, shqiptari nuk i bindet urdhrit për të ndaluar, i jep gaz makinës dhe përplas mjetin e policisë, qëllohet me armë

Mos i humb

Panik në qendër të Athinës mëngjesin e sotëm.

Në kryqëzimin e rrugëve ‘Aristotelous’ dhe ‘Marnis’, një shtetas shqiptar ka refuzuar të ndalojë automjetin, pas thirrjes që i bëri për të ndaluar policia.

Mësohet se ai ka rritur shpejtësinë duke qëlluar dhe makinën e policisë dhe është përpjekur të largohet. Një polic ka qëlluar me armë, duke e plagosur.

Në vendin e ngjarjes ka arritur ambulanca, ndërsa vijon operacioni policor.

Sipas të dhënave të deritanishme, makina e shqiptarit ishte e vjedhur dhe kjo ka qenë dhe arsyeja se pse policia kërkoi që ai të ndalonte.

Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarit të plagosur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit